Ballina Aktuale “Kuriri” serb: “Shqiptarët përgatiten për luftë!”

“Kuriri” serb: “Shqiptarët përgatiten për luftë!”

SHPËRNDAJE

Gazeta e përditshme beogradase “Kurir”, në numrin e saj të sotëm, shkruan se “Në Mitrovicën e Kosovës, mbretëron një gjendje alarmi për shkak të tensioneve, që kanë ardhur pas dështimit të bisedimeve mes delegacioneve serbe dhe shqiptare në Bruksel dhe  porosisë, që vjen nga Prishtina, e cila kurrë nuk do të lejojë krijimin e Unionit të komunave serbe, si dhe rritjes së patrullave në rrugë të policisë së Kosovës”.

Forca të mëdha të Xhandarmërisë zbarkojnë në jug të Serbisë, në vijën administrative me Kosovën, raporton Kurir.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Rashkë, prej nga deshi të hyjë në mënyrë ilegale treni propagandistik serb, mblodhi kryetarët e komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, për t’i porositur “të rrinë të qetë dhe të besojnë në shtetin e tyre, aludon në Serbinë.

“Paqja është interesi më i rëndësishëm i Serbisë dhe serbëve”, shprehet para gazetarëve kryeministri Vuçiq, duke i këshilluar përfaqësuesit politikë serbë, të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

Gjithashtu, kryeministri Vuçiq,  u bëri thirrje serbëve të Kosovës “të mos bien pre e provokimeve, paqja është interesi ynë “, / raporton gazeta beogradase Kurir, transmeton jetapress/