Ballina Aktuale Ambasada amerikane mbështet politiken zhvillimore të Luginës së Preshevës

Ambasada amerikane mbështet politiken zhvillimore të Luginës së Preshevës

SHPËRNDAJE

Drejtuesit e pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë: Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi, kanë zhvilluar një takim pune në Ambasadën amerikane, të akredituar në Beograd.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e Ambasadorit amerikan, lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës.

Gjatë këtij takimi të përbashkët u dakorduan se rritja e standardeve ekonomike, përmirësimi i infrastrukturës, thithja e investimeve të huaja, si dhe fuqizimi i bizneseve lokale, janë parametrat kryesorë të ngritjes së cilësisë së jetës të qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Sa i përket përsëritjes së idesë rreth këmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila ka nxitur reagime të shumta e që janë përcjellë edhe me shqetësim nga qytetarët e Luginës, ambasadori amerikan Kyle Scott, inkurajon kryetarët e komunave në Bujanoc dhe Preshevë, se politika e Qeverisë amerikane ka të njëjtin qëndrim sa i përket mosndryshimit të kufijve ekzistues.

Vlen të theksohet se vizita e kryetarëve të Bujanocit dhe Preshevës: Shaip Kamberi dhe  Shqiprim Arifi, në Ambasadën amerikane në Beograd, është e dyta me radhë pas asaj të Britanisë së Madhe, që u zhvillua para një jave, njofton jetapress.