Ballina Lajme Nga Bota Lindsay Lohan ka frikë të kthehet në New York pas konvertimit në...

Lindsay Lohan ka frikë të kthehet në New York pas konvertimit në myslimane

SHPËRNDAJE

Lindsay Lohan është e frikësuar të udhëtojë drejt New York për shkak të shndërrimit të saj si praktikante e devotshme ndaj islamit. “Isha e frikësuar të vija këtu me çdo gjë që ndodhi, për shkak të bindjeve të mia fetare,” – deklaroi ylli i “Mean Girls.”

Aktorja dha një intervistë për DailyMail ku disktoi për politikën, jetën e saj, dashurinë, punën me refugjatët, rolet e kaluara dhe ato që do të vijojnë për karrierën e saj. Në intervistën Live në Facebook ajo pati pyetje të shumta rreth fesë. “E kam lexuar Kuranin për disa herë. I repsektoj të gjitha fetë… kjo është një fe e bukur edhe unë jam njeri shumë shpirtëror,” – tha ajo.

30-vjeçarja foli edhe për presidentin Trump duke thënë: “Ai është presidenti dhe nëse nuk dalim dot kundër tij, duhet ta përkrahim.” /Kosova Post/