Ballina Lajme Nga Rajoni Ndryshimet, në Kosovë, vijnë me PDU-në!

Ndryshimet, në Kosovë, vijnë me PDU-në!

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Unitetit, ka zhvilluar një takim pune me strukturat udhëheqëse të saj, duke përfshirë anëtarësinë nga rrethe të ndryshme të Kosovës.

Gjatë këtij takimi të lartë partiak, u shpalos platforma politike e PDUsë, vizioni dhe koncepti i saj qytetar e kombëtar. Gjithashtu, në diskutime e sipër, të pranishmit patën mundësi në kuadër të diskutimeve, të shtrojnë pyetje të ndryshme rreth zhvillimeve në Kosovë, e cila pa dashjen e qytetarëve të saj, është zhytur në një ngërç politik dhe kolaps ekonomik.

Zvarritja e zgjidhjes së problemeve në mënyrë institucionale si: rritja e papunësisë në shkallë republike, varfëria ekstreme, korrupsioni e nepotizmi, lojërat politike rreth murit në veri të Kosovës, treni propagandistike, arrestimi i Haradinajt, deklaratat luftënxitëse e një varg problemesh të tjera artificiale, jo vetëm se kanë ngritur shqetësimin e qytetarëve, por edhe të spektrit të saj politik e institucionalë, që po sillen si në rreth të mbyllur “cirkulus viciozus!”.

Partia Demokratike e Unitetit u garanton qytetarëve të Republikës së Kosovës se këtij vendi do t’i sjellim ndryshime të mëdha në të gjitha sferat, ngase qytetarët e saj janë të etur për ndryshime, e ato mund të vijnë me PDUnë, çelësi i ndryshimeve.

Kosovës do t’i kthehet shpresa, dinjiteti dhe autoriteti me Partinë Demokratike të Unitetit.

Shpresa Gashi-menaxhere-Mitrovicë