Ballina Aktuale Po vjen presidenti..!

Po vjen presidenti..!

SHPËRNDAJE

Vizita historike:

 

Për herë të parë, që kur u krijua shtetit amë Shqipëria, presidenti Bujar Nishani, do ta vizitoj Luginën e Preshevës, pikërisht Bujanocin.

Vizita e presidentit Nishani, lidhet me 7 marsin, Ditën festive të Mësuesit.

Këtë lajm kaq të dashur për shqiptarët e Luginës së Preshevës e konfirmoi zyra për informim e presidencës shqiptare dhe vetë kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet të një postimi në facebook.

Për detajet e agjendës së kësaj vizite me karakter historik, do ta bëjë Komuna e Bujanocit, për të cilën opinioni do të njoftohet me kohë/jetapress/