Ballina Aktuale Medalje argjendi për Myftiun e Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi

Medalje argjendi për Myftiun e Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi

SHPËRNDAJE
Nga presidenca e Serbisë
Me rastin e Ditës së shtetësisë të Serbisë, të mërkurën e 15 shkurtit, në rezidencën e presidentit, Toma Nikoliq, në ora 11,oo, u ndanë medalje ari dhe argjendi për personalitete të shumta nga jeta politike, kulturore dhe publike.
 Në mesin e 84 individëve dhe institucioneve, të dekoruar është edhe Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, për kontributin e tij të dhënë, në periudha të ndryshme kohore, në emër të paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit.
 Me propozimin e Amzës së Shqiptarëve në Serbi, me seli në Novi Sad, presidenti i Serbisë Nikoliq, ndau medaljen për paqe Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit.
 Ndërsa, në pritjen tradicionale, me rastin e Ditës së shtetësisë serbe, në ora 18, oo, në pranim te presidenti Nikoliq, morën pjesë përfaqësues të lartë të kreut të shtetit me kryeministrin Vuçiq, pastaj diplomatë e ambasadorë të shumtë nga shtete të ndryshme të akredituara në Beograd: Reisi i Bashkësisë Islame të Serbisë Sead Nasufoviq, Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ambasadori amerikan Kyle Scott, ambasadori rus Aleksandër Chepurin, ambasadorët e shteteve të emirateve, të Arabisë, të Turqisë, të Shqipërisë etj dhe përfaqësues të jetës politike dhe kulturore në shkallë republike, njofton jetapress.