Ballina Lajme Nga Vendi Përkujtim: 1 vit pa veprimtarin Lulzim Sahiti

Përkujtim: 1 vit pa veprimtarin Lulzim Sahiti

SHPËRNDAJE

Dje, mbushet një vit pa të dashurin tonë, veprimtarin e shquar dhe të devotshëm Lulzim Sahiti, nga Llapashtica e Medvegjës, i cili më 20 shkurt të vitit 2016, u nda nga ne fizikisht, për të mbetur gjithmonë në shpirtin e zemrat tona.

Lulzim Sahitit, ishte kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të BIPBM, për Medvegjë dhe një aktivist i palodhshëm politik, humanitar e fetar, i përmendur për bujari e fisnikëri, duke lënë prapa një varg aktivitetesh me interes shoqëror e kombëtar.

Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPMB, Myftiu Nexhmedin ef, Saqipi, me bashkëpunëtorët e tij nga Bujanoci dhe Presheva, përkujtojnë me respektin më të madh shëmbëlltyrën e  veprimtarit Lulzim Sahiti, si një udhërrëfyes për shoqërinë tonë se si duhet punuar e vepruar/ jetapress/.