Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, në Ambasadën e Kuvajtit në Beograd

Myftiu Saqipi, në Ambasadën e Kuvajtit në Beograd

SHPËRNDAJE

Mbrëmë, me ftesë të Ambasadës së Kuvajtit, të akredituar në Beograd, ambasadorit z. Abdulsamad, me rastin 56 vjetorit të Ditës Kombëtare dhe 26 vjetorit të çlirimit të shtetit të Kuvajtit, mori pjesë Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Gjatë këtij solemniteti madhështor, në të cilin merrnin pjesë shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituara në Beograd, diplomatë e zyrtarë të lartë të Serbisë, Myftiu Saqipi, pati rastin të kontaktoj me një numër ta madh prej tyre, duke llogaritur edhe ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka.

Vlen të theksohet se aktivitetet e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, kohëve të fundit, janë shtuar dukshëm, duke filluar nga Ambasadat e ndryshme e deri te institucionet e larta të shteteve ballkanike dhe evropiane, njofton jetapress.