Ballina Lajme Nga Vendi Milionat e Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës

Milionat e Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE

Dje, në një Pallatin e Qeverisë së Serbisë, Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, mbajti seancën e dytë me radhë për këtë vit.

Në këtë takim, të këtij institucioni të lartë shtetëror, u debatua për fondet e mjeteve të ndara, sipas planit të buxhetit për vitin 2017, si dhe aktivitetet e tjera, në vijim të Trupit Koordinues.

Nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2017, Komuna e Bujanocit do të përfitojë 117.344.250 dinarë, Komuna e Preshevës 106.913.000 din, ndërsa Komuna e Medvegjës do të ketë 36.507.000 din. Pra, në nivel të komunave të Luginës së Preshevës, buxheti i këtij viti, nga Trupi Koordinues, kap lartësinë e 206.764.250,000 milion dinarëve.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të facebook-it, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se në krahasim me vitin 2016, Bujanoci do të ketë 3 milion dinarë më shumë ngritje të mjeteve për projekte kapitale.

Vlen të theksohet se në këtë takim të përbashkët midis Trupit Koordinues dhe krerëve institucionalë të Luginës së Preshevës, merrnin pjesë në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian, OSBE, Ambasada Britanike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, është mirë të dihet se nga mjetet e Trupit Koordinues, në të kaluarën ndaheshin fonde jo vetëm për zhvillimin projekteve në infrastrukturë dhe bujqësi, por edhe në zhvillimin e kulturës, informimit dhe shoqërive civile. Mirëpo, në periudhën e qeverisjes së kaluar lokale 2012-2016, këto fonde u reduktuan vetëm në zhvillimin e infrastrukturës, ndarjen e bursave për nxënës dhe sponzorimi i kurseve për mësimin e gjuhës serbe, duke anashkaluar projektet e tjera me rëndësi vitale në sferën e kulturës e informimit për qytetarët e Luginës së Preshevës./jetapress/