Ballina Lajme Nga Rajoni Kusari-Lila falënderon Çitakun për fjalimin e saj në OKB

Kusari-Lila falënderon Çitakun për fjalimin e saj në OKB

SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e ka falënderuar publikisht, përmes llogarisë së saj në Facebook, Vlora Çitakun, për fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përmendjen e krimeve serbe në Kosovë, veçanërisht në Gjakovë.

“Faleminderit Ambasadore Vlora Çitaku”, shkruan Kusari-Lila.

“Po, të gjithë mund të kishim bërë më shumë, por kurrë nuk është vonë për të kthyer drejtimin e mbarë. Krimet serbe të kohës së luftës, vetëm se kanë vazhduar të prodhojnë efekte negative në Kosovë. Çdo harresë e të kaluarës, sjellë përsëritje të saj tjetërkund”.

“Në çdo cep të Botës duhet përsëritur dhe ri-përsëritur kush ishin sunduesit e kush të shkelurit. Historia nuk ndryshohet retroaktivisht, por mund të shkruhet gabimisht”.

“Duhet të jemi bashkë, mbi interesat e politikës ditore për zbardhjen e fatit të pagjeturve, për vënien para drejtësisë të atyre që me mekanizëm shtetëror, vranë, dhunuan dhe dogjën këtë vend”.