Ballina Lajme Nga Bota SHBA: Përkrahim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare

SHBA: Përkrahim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë qartasi përkrahjen e Amerikës për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, transmeton lajmi.net

“SHBA mbështesin Kosovën e cila po zhvillohet gjithnjë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në bashkëpunimin rajonal, do ta përkrahim Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për të shënuar progres në reformimin e gjyqësorit dhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, u shpreh zyrtari amerikan.

Në fund Amerika ka përshëndetur edhe ndikimin e OKB-së dhe BE-së në përmirësimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje që dialogu të vazhdojë. /Lajmi.net/