Ballina Aktuale Presheva i gëzohet fitores së kryetares Ardita

Presheva i gëzohet fitores së kryetares Ardita

SHPËRNDAJE

Sot, ditën e premte të lutjes së Xhumasë, Kuvendi Komunal i Preshevës, me shumicë votash zgjodhi për kryetar komune znj. Ardita Sinani, ish kryetaren e Asamblesë komunale.

Kryetarja e sapozgjedhur e ekzekutivit në Preshevë, është një nga veprimtarët më të devotshëm të Partisë për Veprim Demokratik, në Preshevë dhe njëra nga aktivistet e forumit të gruas në shkallë rajoni.

Zonja Ardita do të qeverisë vendin nga koalicioni i ri i formuar nga këshilltarët e PVD-së, grupi i këshilltarëve të PDSH-së, BDL e UDSH, një koalicion më i zgjeruar nga sa ishte ish koalicioni me PAN-in e Shqiprim Arifit.

Ardita Sinani, në cilësinë e kryetares së re të Preshevës, falënderoi për besimin e dhënë të 22 këshilltarëve, duke u shprehur me krenari: “Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyrë nëse kam edhe përkrahjen Tuaj”

Mesazhet e urimeve për kryetaren Ardita Sinani, akoma pa kaluar dita e parë e zgjidhjes së saj në krye të ekzekutivit preshevar, vijnë nga shumë personalitet të jetës politike e kulturore vendore, duke llogaritur edhe ato jashtë Luginës siç është rasti me deputeten e Kuvendit Republikan të Kosovës, Blerta Deliu, nga radhët e PDK-së e propozuar për ministre, Leme Xhema, nenkryetare e Kumunes se Medvegjes./jetapress/