Ballina Aktuale Prishet koalicioni në Preshevë, janë cenuar principet e qeverisjes

Prishet koalicioni në Preshevë, janë cenuar principet e qeverisjes

SHPËRNDAJE

Sot, është një ditë e madhe për Preshevën dhe qytetarët e saj.

Zonja e parë e legjislativit të Asamblesë komunale, në një kuvend me përbërje qind për qind shqiptare, ka ftuar seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës: “Shkarkimin me procedurë të shkurt të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi”.

Arsyet pse po ndodhin këto fiskultura politike, në një koalicion qeverisës me mandatin më të shkurt të historisë së kësaj komune, janë me sa vijon:

  • Janë shkelur parimet e Marrëveshjes së Koalicionit PVD-PAN;
  • Nuk janë respektuar principet e ligjshmërisë, profesionalizmit dhe depolitizimit;
  • Është margjinalizuar puna e Këshillit Komunal dhe është cenuar funksionimi i Kuvendit Komunal, që të jetë stabil, efikas dhe i përgjegjshëm.
  • Ka munguar transparenca rreth përgatitjes së buxhetit të komunës dhe shumë mangësi të tjera të cilat çojnë në ndërrimet e qeverisjes lokale në Preshevë.

Këto freskime në qeverisjen lokale të Preshevës janë normale dhe nuk duhet ato të shfrytëzohen për qëllime të caktuara inatesh e revanshizmash.

Preshevës i është dashur edhe më herët t’i vijë një zonjë e hekurt si Hylari Klintoni, për ta vënë qeverisjen në binarë të duhur të funksionimit, profesionalizmit dhe stabilitetit. E ajo është Ardita Sinani, e cila nga legjislativi kalon në ekzekutiv, duke i dhënë Preshevës modelin e një qeverisjeje evropiane/jetapress/.