Ballina Lajme Nga Bota Erdogan turqve: Bëni pesë fëmijë, jo tre; ju jeni e ardhmja e...

Erdogan turqve: Bëni pesë fëmijë, jo tre; ju jeni e ardhmja e Europës

SHPËRNDAJE

“Bëni pesë fëmijë, jo tre. Ju jeni e ardhmja e Europës.” Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në këtë formë u është drejtuar turqve të Europës për t’i nxitur që të kenë më shumë fëmijë, por që është pritur me reagime të shumta nga mediat dhe politika gjermane, shkruan “Bota sot”. “Dërgoni fëmijët tuaj në shkollat më të mira, jetoni me familjet tuaj në lagjet më të mira, vozisni veturat më të mira, jetoni në shtëpitë më të mira,” vijoi ai gjatë një fushate në qytetin perëndimor Eskisehir. Kjo është “përgjigja më e mirë” mbi “pasjellshmërinë” dhe “armiqësinë”, që ju mund t’u bëni atyre.

Në kuadër të mbajtjes së referendumit turk në 16 prill, ku pritet të votohet për shtimin e kompetencave të presidentit Erdogan, Hollanda dhe Gjermania kanë ndaluar aktivitetet politike të Turqisë. Kjo solli akuza të ndërsjellta mes Turqisë dhe vendeve të BE./Bota sot/