Ballina Aktuale Erdoğan përgëzon liderët e partive për fitoren në referendum

Erdoğan përgëzon liderët e partive për fitoren në referendum

SHPËRNDAJE

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, i ka përgëzuar për fitoren e arritur në referendum dhe ka uruar që këto rezultate të jenë të dobishëm për popullin, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderët botërorë mesazhe urimi presidentit Erdoğan

Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është duke pranuar mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë me rastin e fitorës në referendumin e mbajtur në Turqi për ndryshimet kushtetuese.