Ballina Lajme Nga Rajoni Mjaft më, se na çmendët!

Mjaft më, se na çmendët!

SHPËRNDAJE
  • Ku ngeli etika gazetareske, misioni i saj shoqëror?
  • Deri kur me shtypin e verdhë?
  • Shikoni ballinat e gazetave dhe do të bindeni se me çfarë informatash ushqehet publiku ynë?
  • Deri kur kështu?!
  • STOP! Ndotjes së ambientit informativ me gënjeshtra, ofendime, etiketime e shantazhe?
  • Nëse dikush duhet të burgoset për deklarata luftënxitëse, shikoni ballinat e gazetave dhe do të shihni se, vërtet, Jonuz Musliut, autoritetet beogradase i kanë rënë në qafë me pa të drejtë, ata, bile, duhet t’i kërkojnë falje për shqetësimin e tij institucional dhe familjar. Jonuzi dhe partia e tij, që nga viti 2002 e këndej zbaton në praktikë rregulloren e Kuvendit Komunal multietnik në Bujanoc, drejton Këshillin Nacional, të administruar nga Serbia, përmes të cilit s’po mund ta zbatoj në praktikë as dygjuhësinë dhe simbolet kombëtare, të garantuara nga vet Kushtetuta e Serbisë. Çka ka, Ai, më shumë privilegje se zyrtarët e tjerë të Serbisë dhe drejtuesit e gazetave të shtypit të verdhë, që thithin para e fonde shumëfish më shumë se paga e tij prej zyrtari dhe buxheti i institucioneve, që udhëheq?
  • Mjaft më, se na çmendët!

                                                                                           Nga Agjencia e Lajmeve “jetapress”