Ballina Lajme Nga Rajoni “Dorëzohet” Ivanov, pranon ti japë mandatin Zaevit, por me një kusht

“Dorëzohet” Ivanov, pranon ti japë mandatin Zaevit, por me një kusht

SHPËRNDAJE

Presidenti Ivanov ka kërkuar garanci nga Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet, në mënyrë që t’ia japë mandatin. Këtë e theksojnë nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, pas takimit të sotëm me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji.

Presidenti Ivanov kërkon nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që ta plotësojnë fjalimin publik se “bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do t’i sigurojnë kufijtë për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jet në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.

“Platforma nga Tirana nuk mund të jetë kusht, ose, bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Qytetarët të qëndrojnë të përmbajtur dhe të jenë të durueshëm, pasi që ekziston zgjidhje të cilat duhet të sillen me logjikë të shëndoshë dhe dialog”.