Ballina Lajme Nga Rajoni Zaev: Ali Ahmeti komandant i UÇK-së, të ishte në Parlament do të...

Zaev: Ali Ahmeti komandant i UÇK-së, të ishte në Parlament do të kishte vrasje

SHPËRNDAJE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin Top Tema, ka shuar kureshtjen e qytetarëve për mungesën e liderit ë BDI-së në Kuvend gjatë votimit të kryeparlamentarit të ri, njofton Flaka 

“Ishte vlerësimi i përbashkët i sigurisë. Nëse Ali Ahmeti do të ishte pranë Zoran Zaevit, gjasat për vrasjen e të gjithë do të ishin më të mëdha. Strukturat që ishin të gatshme për vrasje janë struktura radikale ndaj veseve patriotike dhe kuazipatriotike, kurse Ali Ahmeti në anën tjetër ishte komandanti i UÇK-së në vitin 2001. Si të ua them, nëse ai do të ishte aty me deputetët  e tjerë. Ahmeti ishte në Parlament një periudhë të caktuar, sepse kontaktonim me atë për përgatitjen e procedurave. Ajo që duhet ta dijnë qytetarët është fakti që ne e koordinuam, dhe prania e tij do të ishte realizimi i vrasjeve që ishin planifikuar”, deklaroi Zaev në Top Tema.  (minuta 22:00).

Gjatë emisionit, Zaev bëri me dije edhe për tubimet e njerëzve të partive të shumicës parlamentare, duke treguar që deputetët e BDI, Aleancës dhe LSDM-së kishin urdhëruar kthimin e tyre me qëllim të shmangjes së konflikteteve ndëretnike.

“U dha informata se qindra shqiptarë në Çair ishin nisur drejt qendrës. I thirrën deputetët e Aleancës dhe BDI-së, i thirrën edhe deputetët tanë, Muhamet Zekiri. (minuta 24:00). 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin Top Tema sqaroi që krahas pesë depuetëve të Lëvizjes Besa, për kryeparlamentarin e ri nuk votoi as deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti. (minuta 21:00).