Ballina Lajme Nga Vendi Myftiu Saqipi: Bashkëpunim i frytshëm institucional mes BIPBM-së dhe Komunës së Bujanocit

Myftiu Saqipi: Bashkëpunim i frytshëm institucional mes BIPBM-së dhe Komunës së Bujanocit

SHPËRNDAJE

Te premten e 5 majit, në rezidencën e tij, i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka pritur në një takim zyrtar, Myftiun e Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Qëllimi i këtij takimi me karakter pune, ishte njohja për së afërmi e kryetarit të komunës z. Kamberi, lidhur me zhvillimet fetare në vend, sfidat dhe të arriturat.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, pati kënaqësinë, që në këtë  takim miqësor ta njoftoj kryetarin Kamberi se “misioni i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – BIPBM, që nga themelimi i saj, është zhvillimi, afirmimi dhe promovimi i vlerave fetare në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në rajon”. Ai, në vazhdim, potencoi përpjekjet që bënë BIPBM, për avancimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, ngritjen profesionale të kuadrit arsimor, si dhe zgjidhjen ligjore të satusit të imamëve rreth pagave dhe stazhit të përvojës së punës.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Myftiu Saqipi, e informoi kryetarin Kamberi për bashkëpunimin institucional të BIPBM-së me institucionet e tjera fetare në Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke mos harruar as vizitat e zhvilluara, kohëve të fundit, në Turqi, të cilat janë vlerësuar lartë, si dhe janë shpërblyer me mirënjohje të ndryshme.

Myftiu Saqipi, mori si shembull komunat e tejra në rajon, bashkëpunimin me institucionet fetare si dhe ndihma e tyre rreth rregullimit të infrastrukturës së objekteve fetare, varrezave, të cilat paraqesin një trashëgimi të kulturës dhe atom und të restaurohen dhe ndërtohen me leje të posaçme nga institucionin më i lartë fetar në vend.

Kryetari i Komunës së Bujanocit e falënderoi Myftiun Saqipi, për kontributin, të cilin po e jep në ngritjen dhe avancimin institucional të organizimit të jetës fetare, duke e siguruar atë, se ndihmat e bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve, do të jetë edhe më i madh dhe më i begatshëm, njofton jetapress.