Ballina Aktuale Deklaratat pas takimit mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan...

Deklaratat pas takimit mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan Donalt Trump.

SHPËRNDAJE

TRUMP:
“Jam i kënaqur nga takimi që patëm me Erdogan. Do të punojmë së bashku kundër armiqëve tanë të përbashkët dhe do ta mbështesim Turqinë në rrugën e sat të zhvillimit ekonomik dhe në përpjekjet e saj kundër terrorizmit. Gjithashtu, do ta marrim seriozisht në konsideratë kërkesën turke për armatim dhe do ta mbështesim fuqishëm luftën e saj kundër PKK-së dhe ISIS-it.
ERDOGAN:
“Presidentit Trump i urojmë fitoren e tij në zgjedhje. Sapo kemi marrë vendime të rëndësishme në rrafshet gjeostrategjike, vendime të cilat do të jenë në dobi të paqes globale. Në këtë kohë me kaq shumë probleme, partneriteti jonë i ngushtë është mase i rëndësishëm për botën. Kjo vizitë jona në SHBA ka një rëndësi historike për të dy vendet dhe për botën në përgjithësi. Bashkëpunimi jonë në fushat e ekonomisë, energjisë dhe të mbrojtjes do të kenë rritje të theksueshme. Është shumë e rëndësishme të marrim vendime të përbashkëta kundër të gjitha organizatave terroriste. Nuk e shohim si të mirë komunikimin me PYD-në dhe YPG-në kurde”
Në të kundërtën, në një telefonatë që ishte zhvilluar muajin e kaluar mes Merkel dhe Trump, kancelarja gjermane i kishte folur presidentit amerikan edhe për Erdoganin, e ky i fundit ishte përgjigjur: “Erdogani është njeri i shkëlqyer”.