Ballina Lajme Nga Vendi Kur Radio Televizioni i Bujanocit, jepet dhuratë?!

Kur Radio Televizioni i Bujanocit, jepet dhuratë?!

SHPËRNDAJE

Lajmi se Radio Televizioni i Bujanocit, u shit për 1 dinarë, la pa tekst opinionin e kësaj komune shumetnike.

Njëri nga tre aksionarët, të cilët kanë trashëguar aksionet e Radio Televizioni Bujanoci, Nenad Saviq, ish kameraman, ka shitur aksionet e pronësisë prej 50.1%, pronarit të RTV “Vranje”, Zoran Veliçkoviq, me vlerë minimale, prej “1 dinarëve”.

Në një prononcim për media, pronari i deritanishëm, Nenad Saviq, ka deklaruar se, ka shitur pjesën e aksioneve të tij.

Ndërkaq,  blerësi i aksioneve, një socialist nga Vranja, Zoran Veliçkoviq, nuk e pat vështirë të thotë se “TV Bujanocin s’e bleva, por e kam marrë dhuratë për një dinari, nga një prej aksionerëve, me të gjitha pasiguritë që ka kjo shtëpi mediale”.

 

Po kush ishte RTB?

Ndërmarrja Publike Radio Televizioni i Bujanocit,  subjekt juridik, i cili kryente veprimtari informative, me interes të veçantë për shoqëri.

Mediumi në fjalë ishte ndër të rrallët, që në rajon e më gjerë emeton program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome si dhe në këtë mënyrë plotëson nevojat e qytetarëve për informim në gjuhë amtare.

Kohëzgjatja e programit të televizionit është ndarë në mënyrë të barabartë 50:50 shqip – serbisht nga katër orë në ditë . Njëherë në javë emetohet program njëorësh në radio dhe televizion ROMANO KRLO” ( ”Zëri i Romëve”).

Vendimin mbi  themelimin e ndërmarrjes radio difuzive “Srpski Venac”, ishte marrë në Kuvendi Komunal të Bujanocit, më 14.03.1994.

Më datë 27.03.1995 saktë në ora 12:00 ka filluar të emetoj program radio “Srpski Venac” në valë ultra të shkurta me frekuencë 88.5 Mhz. Në fillim është emetuar program gjysmë ditësh vetëm në gjuhën serbe.

Në seancën e katërt të Kuvendit Komunal të Bujanocit mbajtur, më 28.09.1998 me ndërrimin e statutit të ndërmarrjes Radio Difuzive “Srpski Venac” është miratuar Vendimi me të cilën në të ardhmen mediumi do të punojë me emrin  NP “Radio Bujanoci”.

Me aprovimin e Statutit të ri të NP “Radio Bujanoci”, më datë 01.09.2003,  ndërmarrja publike “Radio Bujanoci” përjeton rilindje.

Marrëveshja mbi riorganizimin e mediave ku  themelues ishin Kuvendet Komunale në (Bujanoci, Presheva dhe Medvegja) i nënshkruar më 18.01.2002 ishte paraparë transformimi dhe aplikimi i emetimit të programit në dy gjuhë.

Në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar nga OSBE-ja, Trupit Koordinues për Komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, kryetarit të Këshillit drejtues të “Radio  Bujanocit” si dhe në bazë të Statutit të ri të aprovuar, kam hartuar  skemën e re programore. Me  skemën e  re kohëzgjatja e programit ka qenë e ndarë në mënyrë proporcionale 50 : 50 në gjuhën shqipe dhe serbe.

Duke filluar nga maksima se radioja si medium është domosdoshmëri, kurse televizioni ardhmëri pas shumë përpjekjesh të njëpasnjëshme në mbarim të vitit 2005 kyçëm TV sinjalin dhe filluam me transmetimin e programit satelitor. Më datë 10.03.2006 me transmetimin e drejtpërdrejt të seancës së Kuvendit Komunal filluam të emetojmë program televiziv eksperimental.

Ndërmarrja Publike është e organizuar si tërësi e përbashkët, ndërsa veprimtarinë e vet e realizon përmes radios dhe televizionit. Përmes  televizion emetohet program 8 orë në dy gjuhë.

Një shtëpi mediale me 42 punëtorë e me rreth 35 milion dinarë buxhet vjetor, gjatë periudhës 2009-2012, kulmin e lulëzimit të vetë e ktheu në shkatërrim me ndihmë e ish pushtetit, i cili këtë vatër informative e shndërroi në një agjenturë propagandistike pro-pushtetare e pro-qeveritare.

Ata që i njohin mirë rrethanat e zhvillimit të ngjarjeve gjatë mandatit të kaluar të qeverisjes lokale, s’ka se si të mos i kujtojnë aferat monstruoze, që u sajuan kundër Radio Televizionit të Bujanocit dhe stafit drejtues, duke i linçuar me akuza e padi penale e duke sjell drejtorë të instaluar me qëllim të degradimit të tij.

Por, kjo mos qoftë e harruar! Opinionin i jetapress.