Ballina Lajme Nga Vendi AAK edhe në Bruksel: “Me Ramushin – kryeministër”

AAK edhe në Bruksel: “Me Ramushin – kryeministër”

SHPËRNDAJE

Fushata e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, ka vënë në lëvizje spektrin e saj politik edhe jashtë shtetit të saj.

Subjekti politik i liderit të saj Ramush Haradinaj, ka shtrirë degët edhe në Bruksel.

Dje, nën organizimin e z.Halit Nezaj, Ambasadorit të boksit shqiptar dhe z. Edvik Abdullahi, u riaktivizua Dega e AAK-së në Bruksel.

Kryetar u zgjodh z.Edvik Abdulahi, nënkryetar Mehdi Berisha dhe nënkryetare Zonja Elizabete Blakaj, si dhe anëtaŕë të tjerë nga trojet etnike shqiptare.

Kryetari i zgjedhur i Degës së AAK-së për Bruksel, z. Edvik Abdullahi, Kampioni Botëror në Kick-box, është me origjinë nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, i cili jeton dhe vepron për shumë vjet në Belgjikë.

Legjenda e Kick-box-it botëror Edvik Abdullahi, për Moto të fushatës zgjedhore të Degës së AAK-së ka zgjedhur sloganin: “Një Komb, një qëndrim, të gjithë me Ramush Haradinajn – kryeministër”,  jehona e së cilës po gjen përkrahje edhe në Luginë të Preshevës, njofton jetparess.