Ballina Lajme Nga Vendi Freskime të reja në BIPBM

Freskime të reja në BIPBM

SHPËRNDAJE

Dje, Myftiu i BIPBM –së zëvendës Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi, Nexhmedin ef, Saqipi, ka emëruar për Koordinator të lëndës fetare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës, prof. Mevludin Xhelili.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, në kuadër të freskimit me kuadro të reja të BIPBM-së, prof. Mevludin Xhelilin e ka emëruar sekretar të KBI- së pranë BIPBM-së në Bujanoc.

Emërimi për Koordinator të lëndës fetare të profesor Xhelilit, institucioni më i lartë fetar në Luginë të Preshevës, BIPBM –ja, po begatohet edhe me një kuadër të ri.

Vlen të përmendet se në kudër të BIPBM-së, ky institucion fetar, që nga viti 2003, ka arritur që në mënyrë institucionale të krijojë kuadro profesionale, me teologë të arsimuar, ku në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, vijojnë mësimin e lëndës fetare rreth 7 mijë nxënës, të cilët edukohen nga kuadri arsimor që emëron  BIPBM.

Nga një burim informative i Portalit “Jetapress”, bëhet e ditur se së shpejti pritet të konsolidohet edhe Kuvendi i BIPBM-së, me kuadro të reja dhe udhëheqës të rinj.

BIPBM-ja, gjithnjë po gëzon një popullaritet në shoqëri me sukseset e saja, duke gjetur gjithnjë përkrahjen e institucioneve lokale dhe rajonale, njofton jetapress.