Ballina Aktuale Baza JUG” – forca multinacionale për misione paqëruajtëse botërore

Baza JUG” – forca multinacionale për misione paqëruajtëse botërore

SHPËRNDAJE

Në teritorin e komunës së Bujanocit para 10 viteve ka filluar të ndërtohet Baza Ushtarake e cila në fillim quhej “Cepotina” kurse tash e mbanë emrin “Baza JUG”

Liderët politik shqipëtarë të Luginës së Preshevës para disa viteve shumë pluhur kan ngritur rreth kësaj Baze Ushtarake, në çdo paraqitje publike si papagall e kan potencaur, panikë të madh kan pas krijuar në popullatë !

Tash kurë kjo Bazë Ushtarake është shëndrruar në “Multinacionale për trajnimin e forcave të përziera për intervenime të shpejta në misione paqëruajtëse në mbarë botën” Asnjë politikani vendor nuk ja mbanë ta përmende Bazën, ata herë pas here edhe ftohen të marin pjesë në vëzhgimin e stërvitjeve ushtarake multinacionale në të cilat marin pjesë nganjëherë deri në 15 shtete por nuk vinë sepse sikur nuk ju konvenon ta promovojnë këtë projekt, atyre ju konvenojnë vetëm problematikat nga të cilat dinë vetëm të ankohen dhe ta frigojnë popullatën !

Fotografinë që po e shihni, nga ana ime e djathtë është Ambasadori Amerikan në Beograd Kajl Skot kurse nga ana ime e majtë Komandanti i forcave Amerikane për Europë Frederik Ben-Hodžič, me ta kisha muhabet të hapur miqësor, më treguan se SHBA-t për këtë Bazë vetëm në vitin e fundit kanë investuar mbi 10 miljon $ , se kjo Bazë në 5 vitet e ardhëshme do të jetë tri herë më e madhe sepse shumë tokë për rreth Bazës është blerë, më treguan edhe shumë informacione të cilat herave tjera do të jua tregoj !

Tash e tutje mos pyetni pse Sektori Privat në Bujanoc dhe Preshevë po realizon investime ofenzive, siguria mbi të gjitha.

Nga TV-SPEKTRI