Ballina Aktuale Bujanoc: Sheshi i qytetit po merr pamje bashkëkohore

Bujanoc: Sheshi i qytetit po merr pamje bashkëkohore

SHPËRNDAJE

Sipas portalit lokal “Bujanovaçke”, Enver Ramadani, shef i departamentit për investime dhe zhvillim të Komunës së Bujanocit, ka deklaruar se në ditët në vijim do të vihen në funksionim dy fontanat e qendrës së qytetit.

Ditëve të fundit janë duke u zhvilluar disa intervenime të ngjyrosjes, vendosjes së ulëseve të drurit, heqjeve të pllakave të betonit në shesh, për ta bërë sa më joshës sheshin për qytetarët e në veçanti për bashkatdhetarët, të cilët me padurim presin për të ardhur e për tu çmallur me vendlindjen.

Gjithashtu, pushteti lokal përmes institucioneve kulturore është duke i bërë përgatitjet e duhura për “verën kulturore”, e cila do ta freskoj ambientin, në të cilën do t’i kalojnë pushimet verore bashkatdhetarët tanë me punë të përkohshme në perëndim.

Qeverisja lokale, përmes projekteve të vogla e shumë efektive, po i mbulon vrimat e ish pushtetit, tashmë në opozitë, e cila duke u thirrur në projekte të mëdha infrastrukturore, mbuloi nën beton vlerat e trashëgimisë kulturore, si dhe futi në telashe qytetarët me rreth-rrotullimin, pasojat e të cilave do t’i heqin edhe për një kohë të gjatë, njofton jetapress.