![aja-sofia-660x330](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2017/06/aja-sofia-660x330.jpg)
Turqia ka reaguar ndaj kumtesës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë me një qasje kritike ndaj recitimit të Kuranit dhe namazit në xhaminë Aja Sofia të Stambollit më herët këtë javë.
“Në vend të urimeve për popullin turk për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Natës së Kadrit, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, zgjodhi të shtrembëroj recitimin e Kuranit dhe ezanin në Aja Sofia”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Nata e Kadrit është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin fetar islam. Kjo është nata në të cilën profetit Muhamed filloi ti shpallet Kurani në vitin 610. “Komentet e Greqisë në fushën e lirisë së fesë, që është ndër të drejtat themelore të njeriut, janë të mirënjohura”, thuhet më tej.
Aja Sofia shërbeu si një kishë e krishterë derisa në vitin 1453 atëherë kur u shndërrua në një xhami. Në vitin 1953 me një urdhër të Mustafa Kemal Ataturkut, presidentit të parë të Republikës së Turqisë, ajo u shndërrua në një muze.
Një deklaratën e Greqisë të publikuar të enjten thuhet se “Aja Sofia është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përpjekja për ta kthyer atë në një xhami përmes leximit të Kuranit, namazit dhe një sërë veprimesh tjera, paraqet fyerje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të mobilizohet dhe të reagojë.”
Megjithatë, Ankaraja hodhi poshtë kritikat, duke e akuzuar Athinën për mosrespektimin e të drejtave të pakicës muslimane që jeton atje.Ankaraja zyrtare ka akuzuar Greqinë se imamët e zgjedhur nga komuniteti musliman turk kishin hasur në padi ligjore nga shteti. Në reagim,shkruan aa, thuhet më tej se autoritetet greke kishin kundërshtuar edhe kërkesat e muslimanëve në qytetin verior të Selanikut për të përdorur një xhami historike për lutjet e Ramazanit./Kosovapost.net