Ballina Aktuale Sanxhaku kërkon bashkim të plotë kombëtar

Sanxhaku kërkon bashkim të plotë kombëtar

SHPËRNDAJE

Bakir Izetbegoviq, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e popullit boshnjak, ka takuar në Beograd Dr. Sulejman Uglaninin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi dhe  Muamer Zukorliq, deputet popullor dhe zëvendës – kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin e Serbisë.

Gjatë takimit të përzemërt, u diskutuan marrëdhëniet e brendshme ndërboshnjake në Sanxhak dhe për pozitën e boshnjakëve në Serbi. Ata ranë dakord se është e nevojshme që të arrihet bashkimi i plotë kombëtar për çështjet kyçe për boshnjakët.
Ata, gjithashtu, shprehën rëndësinë e arritjes së unitetit të Bashkësisë Islame në Serbi. Gjatë diskutimit është konstatuar se politika e dialogut dhe pajtimit në rajon nuk ka alternativë, dhe se në këtë kontekst janë me rëndësi të veçantë marrëdhëniet ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, përkatësisht të popullit boshnjak dhe atij serb.

Vlen të ceket se ky takim mes liderëve të Sanxhakut dhe Bakir Izetbegoviq, anëtarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, u zhvillua, dje, me rastin e inaugurimit të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në të cilin eveniment të lartë shtetëror nuk morën pjesë liderët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, për shkak atmosferës zgjedhorë që po mbretëron në këto dy shtete shqiptare dhe mundësisë së humbjes së rejtingut elektoral, në rast pjesëmarrjeje në një inaugurim të tillë, në të cilin ishin të pranishëm shumë burrështetas botëror, njofton jetapress.