Ballina Aktuale “Sofra” e Fitër Bajramit, në qendër të Novi Sadit

“Sofra” e Fitër Bajramit, në qendër të Novi Sadit

SHPËRNDAJE

Madhështinë e kësaj “Sofre”, tradicionale në Vojvodinë, e shtoi prania e Myftiut nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili mbajti fjalim në gjuhën shqipe, të cilin të pranishmit e vlerësuan si historik, meqë për herë të parë në këto anë e përjetuan dhe me emocione u pranua nga të pranishmit.

 

Në organizim të Amzës shqiptare në Vojvodinë, përkatësisht në kryeqendrën e kësaj krahine, në Novi Sad, ka 25 vjet që në mënyrë tradicionale zhvillohen aktivitete me rastin e Festave të Bajramit.

Të dielën e 25 qershorit, pikërisht në ditën e Festës së Fitër Bajramit, në qendër të Novi Sadit, u organizua “Sofra” e Bajramit, në të cilën morën pjesë qindra myslimanë shqiptarë, që jetojnë në Vojvodinë.

Madhështinë e kësaj “Sofre” të Fitër Bajramit e shtoi prania e përfaqësuesve te Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë në krye me Reisin Sead ef. Nasufoviq, të qeverisë krahinore, pastaj kryetari i Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, Zdravko Jelushiq, sekretarikrahonor për kulturë Miroslav Shtatkiq, nënkryetari krahinor i sekretariatit për kukturë Nebojsha Kuzmanoviq, nga Ambasada e Katarit e karedituar në Beograd, sekretari i saj Ahmed Al Missneda dhe Myftiut të Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi me delegacionin e tij nga BIPBM-ja.

Manifestimin tradicional me rastin e “Sofrës” së Bajramit të Madh në Novi Sad, e konsideroi të hapur Demo Berisha, kryetar i Amzës së shqiptarëve në Vojvodinë, i cili me kënaqësi fjalën ia dha Myftiut nga Lugina e Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, ku në fjalimin e tij në gjuhën shqipe, foli për rëndësinë e kësaj feste kaq të dashur për myslimanët dhe falënderoi organizatorët e këtij evenimenti të lart fetar, për traditën bujare të këtyre takimeve, të cilat paraqesin vlera të larta të fisnikërisë njerëzore.

Organizatori i “Sofrës” së festës së Bajramit të Madh, falënderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit, që ia kanë bërë të lumtur me praninë e tyre këtë festë botërore myslimane, duke i përgëzuar edhe afaristët e shumë, të cilët me prodhimet kuzhiniere e kanë bërë të pasur menynë e kësaj “Sofre”, të bereqetshme me ushqime të lloj-llojshme.

Në këtë drejtim duhet të përmenden kontributet e anëtarëve të Amzës si dhe pronarët e furrave: “Evropa”, “Violeta”, “Klas”, “Sajam”, “Dva Goluba”, “Resko”, “Aspek” e “Vojvodina”, të cilat me prodhimet e tyre tradicionale me mbi tetë mijë copë artikuj ushqimor, prezantuan kulturën e gatojcave kuzhiniere të shqiptarëve në këtë krahinë ku numri i tyre shkon rreth 4500 pjesëtarë të këtij komunitetit, njofton Portali “Jetapress” .