Ballina Aktuale Lutjet e Myftiut te BIPBM -së për bashkatdhetarët

Lutjet e Myftiut te BIPBM -së për bashkatdhetarët

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në Xhaminë e Re, në Tërnoc, sot, te premten, me rastin e xhumasë, ne kuadër të aktiviteteve tradicionale  të bashkatdhetarëve në fushën sportive, kulturore e humanitare bëri edhe nje lutje.

Myftiu Saqipi e luti Zotin, që të na bënë të mundur ardhjen e bashkatdhetarëve në vendin e vet, në familjet e tyre,  të afërmit dhe në shtëpitë e veta, në të cilat e kanë sigurinë, rehatinë dhe mbështetjen më të madhe, spese vendi dhe vatani janë vendet më të shenjte për njeriun, ku do që shkon e ku do që jeton, ngase vendi yt është vendi më i sigurt në botë, vendi më i mirë, ati ku lind, ku e ke familjen, farefisin e popullin mbi të gjitha.

Nuk thohet kot në popull se guri peshon më shumë në vendin tënd. Inshalla Zoti ua shton dashurinë për vendin ku kem lindur, ku je rritur, aty ku kanë jetuar dhe varrosur të parët tanë, ngase edhe profetët na kanë porositur se “Vatani është pjesë e Imanit”, thuhet në lutjen e së premtes së Myftiut Saqipi, me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve për pushiume në vendlindjen e tyre të dashur, njofton jetapress.