Ballina Aktuale Dasmat astronomike në Luginë të Preshevës

Dasmat astronomike në Luginë të Preshevës

SHPËRNDAJE

Këngëtari Afrim Muçiqi, mund të fitoj mbi 17 mijë euro, duke përsëritur refrenin e këngës së tij “O, le-le-lej”. Pastaj desh çmendet kur sheh se sa janë kolonat e gjata të makinave me salltanate e flamuj kombëtarë, e askush nuk i pengon për fishkëllimat dhe tollovitë, që shkaktojnë nëpër rrugicat preshevare.

 

Vera e thatë e me temperatura të larta afrikane, në Luginë të Preshevës,  aspak nuk i pengoi lukset e dasmave tona, të shoqëruara me çmime marramendëse.

Nëpër restorantet e Preshevës dhe Bujanocit, janë duke u zhvilluar shumë dasma, çfarë është për t’u përshëndetur, por disa prej tyre kalojnë edhe kufijtë e një luksi të paparë.

Po rastisi ndonjë vizitor i huaj të jetë i pranishëm në disa nga këto dasma luksore në Luginë, do të befasohet për standardet e tyre, stilin dhe ekstravagancën, për të rënë në kundërshtim pastaj, me ato që lexon në gazeta dhe shikon në televizion, se jeta në Preshevë, është e rëndë, me varfëri ekstreme dhe papunësi enorme.

Ai, nuk do t’i besoj të dhënave se vetëm në një dasmë në Preshevë, këngëtari Afrim Muçiqi, mund të fitoj mbi 17 mijë euro, duke përsëritur refrenin e këngës së tij “O, le-le-lej”. Pastaj desh çmendet kur sheh se sa janë kolonat e gjata të makinave me salltanate e flamuj kombëtarë, e askush nuk i pengon për fishkëllimat dhe tollovitë, që shkaktojnë nëpër rrugicat preshevare.

Kurse një Hoxhë pensionist parakohe nga Xhamia e Lluqanit të komunes së  Bujanocit, Ragmi Destani   i ngazëllyer me këto të arritura të dasmave tonë, sipas traditës, me meny të pasura ushqyese, kërkon që ato të paktën të mos hedhen në koshin e mbeturinave, por t’i jepen në shenjë sadake njerëzve në nevojë. Duke pasur parasysh, kohën me vapë, zgjatjen e dasmave deri në orët e mëngjesit, prishjen e ushqimeve, na del se një kërkesë e tillë, është cinike dhe prek shëndetin dhe dinjitetin e çdo nevojtari.

Kështu është jeta në Luginën e Preshevës. Dikush bënë dasmë për shtatë palë qejfe e dikush nuk ka as bukë për të ngrënë, njofton jetapress.