Ballina Aktuale Kamberi priti ambasadorin e Turqisë në Beograd

Kamberi priti ambasadorin e Turqisë në Beograd

SHPËRNDAJE
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Beograd Tanju Bilgiç.
Temë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe interesimi i kryetarit Kamberi për të rindërtuar marrëdhëniet e mira me Agjensionin Turk të zhvillimit TIKA, duke e potencuar se një bashkëpunim briliant dhe me rezultate konkrete kishte ekzistuar gjatë viteve 2008 – 2012.

Me Ambasadorin Bilgiç u diskutua edhe për përkrahje konkrete të cilën mund ta jap shteti i Turqisë, përkrahje kjo që do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunës së Bujanocit.

U dakordua që raportet në të ardhmen të jenë edhe më të ngushta duke kërkuar gjithnjë arritje të sukseseve të përbashkëta.

Me kërkesë të Ambasadorit Bilgiç u vizitua edhe objekti i Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, objekt ky i finansuar nga TIKA.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të ri Turk që i ka bërë Bujanocit.