Ballina Publicitet Pas dasmave luksoze, “yrysh” në deti….

Pas dasmave luksoze, “yrysh” në deti….

SHPËRNDAJE

Kush nuk e beson se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk janë popull “Gjymishli”?!

Merreni për shembull këtë verë të nxehtë, e cila nuk i pengonte dot dasmorët të dalldisur të brohorisnin “O kallne, kallne, krejt!”.

Muzika deri në qiell, fishkëllimat e makinave të shumta të stolisura me flamuj kombëtarë etj, nuk i pengonin qytetarët, madje as ruajtësit e rendit dhe qetësisë. Si duket të gjithë janë mësuar e pajtuar me këtë gjendje “tallava”.

Shyqyr, kjo që ndodh një herë në vit, gjatë sezonit të pushimeve verore, se pot ë kishin ndodhur më shpesh, me siguri se veshët tanë më herët kishin dalë në pension!

Por, ka zëra nga një kategori e shoqërisë sonë, që e thonë pa ngurrim, se kjo që po ndodh kështu, nuk është në një vijë e ankesat tona për skamje ekstreme, papunësi e moszhvillim ekonomik.

Si ky vajtim për varfëri në Luginën tonë, kur po këta që bëjnë dasma astronomike e ahengje pa fund, po gjejnë mënyra e forma për të shkuar edhe për pushime në bregdetet më të shtrenjta, për vazhdimin e qejfeve dhe argëtimeve!

Po, po ka nevojë kjo kategori e njerëzve, për pushime e argëtime, e kategoria e tjetër të përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Deri kur kështu?!/Jetapress/