Ballina Aktuale BIPBM: Janë përmbushur kushtet për nisjen e haxhilerëve në Qabe

BIPBM: Janë përmbushur kushtet për nisjen e haxhilerëve në Qabe

SHPËRNDAJE

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), njofton opinionin se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për nisjen e haxhilerëve të Luginës së Preshevës, në rrugën e Haxhit për Qabe.

BIPMB-ja, ka arritur  me një angazhim maksimal të sigurojnë të gjitha kushtet për haxhilerët, të cilët me gëzim po presin të marrin rrugën e Haxhit, për të përmbushur kushtin e pestë të Islamit.

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në prag të nisjes për Arabinë Saudite, përkatësisht në Meke, jep një mesazh urimi, duke u dëshiruar haxhilerëve rrugë të mbarë, shëndet e sukses në misionin e Haxhit, ndërsa të afërmve të tyre gjithë të mirat për festën e Kurban Bajramit, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së.