Ballina Aktuale Macron: Sulmet ndaj myslimanëve në Arakan janë “gjenocid në vazhdim”

Macron: Sulmet ndaj myslimanëve në Arakan janë “gjenocid në vazhdim”

SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u prononcua për kanalin televiziv francez TMC, ku tha se spastrimi etnik që zbatohet ndaj myslimanëve në Arakan duhet të dënohet dhe të vihet në veprim për këtë çështje.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sulmet ndaj myslimanëve në rajonin Arakan të Mianmarit e cilësoi si “gjenocid në vazhdim”.

I ndodhur në Nju-Jork për të marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Macron u prononcua për kanalin televiziv francez TMC, ku tha se spastrimi etnik që zbatohet ndaj myslimanëve në Arakan duhet të dënohet dhe të vihet në veprim për këtë çështje.

Macron tërhoqi vëmendjen duke thënë se duhet të bëhet thirrje për dhënie fund të dhunës dhe për dërgimin e ndihmave humanitare, ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo çështje duhet të shqyrtohet në kuadër të OKB-së.

“Franca së bashku me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të marr një iniciativë për dënimin e gjenocidit në vazhdim dhe spastrimin etnik”, deklaroi Macron.