Ballina Aktuale Vuciq: Erdogan brenda muajit ne Serbi me dy avione perplot biznesmen

Vuciq: Erdogan brenda muajit ne Serbi me dy avione perplot biznesmen

SHPËRNDAJE

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se është i lumtur që sivjet, dhe shumë shpejt, për herë të tretë do të takohet me kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Turqia, ka thënë ai, po bëhet partner gjithnjë e më rëndësishëm i Serbisë.

“Mendoj se Erdogan në Serbi vjen brenda një muaji me një ose me dy avionë me përplot biznesmenë. Turqit kanë ndërtuar fabrika në Lebane, Krupnjë,Zhitoragjë, Vladiçin Han. Njerëzit dhe administratat jetojnë nga ato. Jam i lumtur që i kam lutur të vijnë, ka ende mese të tilla ku dëshiroj ta ndihmoj popullatën tonë dhe jam po ashtu i lumtur që po ndërtojmë marrëdhënie të tilla të suksesshme”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.