Ballina Lajme Nga Vendi Stankoviq: Komuna e Presheves nuk i kane perdore as 5 perqind te...

Stankoviq: Komuna e Presheves nuk i kane perdore as 5 perqind te buxhetit te qeverise per projekte

SHPËRNDAJE

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për Radion Evropa e lirë ka thënë se komuna e Preshevës nuk do të arrijnë të harxhojnë buxhetin e paraparë prej 114 milion dinarë.

“As 5% e këtyre të hollave nuk janë përdorë. Tani mund të kemi një situatë që për shkak të kohës së shkurtë deri ne fund te vitit që një pjesë e madhe e këtyre të hollave të mos përdoret pasi ne po merremi me problemin e funksionimit të vetqeverisjes lokale. Në vend se parat të harxhohen në objekte të infrastrukturës dhe projekte që vet i kanë zgjedhur… Por unë ende besoj që gjithçka do të jetë mirë dhe pas zgjedhjeve së shpejti do të formohet edhe shumica në Kuvendin e Preshevës” ka thënë Stankoviq.

Për vitin 2017, nga trupi Koordinues është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dedikuar komunave në Jug të Serbisë/presheva.com/