Ballina Lajme Nga Vendi Pushohet nga puna, në RTV “Bujanoci”, ish ushtari i UÇPMB-së

Pushohet nga puna, në RTV “Bujanoci”, ish ushtari i UÇPMB-së

SHPËRNDAJE

Samet Iseni, me një përvojë rreth shtatëvjeçare, në Radiotelevizionin e Bujanocit, pushohet nga puna, me arsyetimin se kjo shtëpi mediale, nuk ka nevojë për veprimtarinë e tij, në fushën e marketingut.

Ky medium elektronik multietnik nga privatizimi i tij, vitin e kaluar, e këndej ka pushuar nga puna mbi 30 punëtorë, duke llogaritur edhe këtë të fundit, Samet Iseni, ish ushtar i UÇPMB-së.

Largimi i Samet Isenit, nga puna mbushi hidhërim jo vetëm familjarët, kolegët e punës, bashkëluftëtarët, miqtë dhe dashamirët, të cilët nga afër e njohin gjendjen e vështirë ekonomike, pa burime të tjera ekzistenciale e me probleme të tjera shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Po Sameti, nuk do të jetë i fundit, që është larguar nga puna në këtë televizion lokal, pritet që pas tij të largohen edhe të tjerë, në mënyrë që numri i punëtorëve të barazohet sa serbë aq edhe shqiptarë.

Është paksa e çuditshme sjellja e udhëheqjes së një drejtori të ardhur nga një shtëpi televizive RTV “Vranja”, në krye të aksioneve në RTV “Bujanoci”, duke përfituar donacione në emër të multietnicitetit nga Komuna dhe Ministria e Kulturës së Serbisë, madje edhe duke shfrytëzuar hapësirat e lokacionit, që janë pronë e pushtetit lokal.

Është e qartë se ky medium i privatizuar, nuk ka kapacitet për të mbajtur shumë punëtorë, por nuk do të thotë se, ai, i ka duart e lira të luaj me dinjitetin e punëtorëve, të mbetur nën mëshirën e një udhëheqjeje aksionarësh.

Vlen të ceket se RTV “Bujanoci”, në periudhën prej viteve 2009-2012, kur kishte për themelues pushtetin lokal, kishte të punësuar mbi 40 punëtorë, duke emetuar program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, me të cilat përmbushte nevojat e qytetarëve për tu informuar në gjuhën e tyre amtare.

Disa nga gazetarët profesionistë të këtij mediumi publik, si: Vedat Vehbi, redaktor, Diniela Lera, udhëheqëse e programit të mëngjesit dhe Valon Gashi, pas pushimit nga puna, për ta ushtruar misionin e gazetarisë janë larguar nga Bujanoci, duke u angazhuar në mediat prestigjioze të Shqipërisë: Top Channel, TV Scan, gazeta “Standard”

Kurse tani, koj shtëpi televizive me emrin RTV “Bujanoci”, është bërë sinonim i tmerrit dhe territ informativ, për shqiptarët e kësaj komune, e fajin nga shkëlqimin deri te rënia e këtij mediumi” e bart ish pushteti i dikurshëm, i cili me porosi pat sjellë në krye të tij, njerëz diletantë, të paditur dhe injorantë./jetapress/