Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, kërkon votën luginase për dr. Xhevat Demirin e AAK-së

Myftiu Saqipi, kërkon votën luginase për dr. Xhevat Demirin e AAK-së

SHPËRNDAJE

Mbrëmë, në Gjilan, një tubim promovues me qytetarë e veprimtarë nga Lugina e Preshevës, ishte i pranishëm edhe Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, për t’i dhënë mbështetje  dr Xhevat Demirit, kandidatit nga Malësia e Bujanocit për asambleist komunal nga radhët e partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në këtë takim të përbashkët, në të cilin merrnin pjesë vetë kryeministri Haradinaj, kandidati për kryetar komune në Gjilan, Rexhep Kadriu, kandidati për këshilltar komunal dr. Xhevat Demiri, zyrtari i lartë i AAK-së, Ahmet Isufi etj. u shpalosën vizionet e qarta dhe konceptet e shëndosha për ndryshimet, që do të vijnë për qytetarët e kësaj komune, deri dje të përballura me ngërçe politike e kolapse ekonomike.

Ndryshimet në Gjilan e rrethinë, vijnë me njerëz të aftë, të guximshëm dhe parimor, siç është kandidati i mundshëm për këshilltar komunal në Gjilan, dr, Xhevat Demiri, i cili do të jetë një dorë e zgjatur e qytetarëve në vendimmarrje, duke e bërë komunën një shtëpi të përbashkët për të gjithë dhe për ta shtrirë pushtetin sa më afër qytetarëve.

Rexhep Kadriu, kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, gjatë ekspozeut të një dokumentari të shkurtër për veprimtarinë jetësore të dr. Xhevat Demirit, nuk ngurroi të thotë se kandidati për këshilltarë i AKK-së, ka përkrahje nga të gjitha strukturat shoqërore në Gjilan, Anamoravë dhe Luginë të Preshevës.

Në këtë drejtim, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, tha se kandidimi i Xhevat Demirit është në interes të Gjilanit dhe në interes të qytetarëve.”E di që Xhevat Demiri ka me punue për Gjilanin dhe ju garantojë se ai do të jetë emblema e juaj në Asamble”.

Ndërkaq, Nexhmedin ef. Saqipi, Myftiu i Luginës, gjatë fjalimit të tij përshëndetës,  tha publikisht se e mbështet  kandidimin e Xhevat Demirit, për këshilltar komunal sepse, ai, është shpresa dhe zëri i vetëm i këtij rajoni.”Lugina ka nevojë për përkrahjen e Gjilanit dhe për përkrahjen e Xhevat Demirit i cili shpresojmë që të jetë ambasador i Luginës dhe i mbrojtjes së zërit të tyre e të drejtave të tyre” tha Saqipi.

 “Jetapress” mëson se Myftiu Saqipi, ka marrë iniciativë që përmes asambleistit dr. Xhevat Demiri, të bëjë bashkë elektoratin e Luginës, të përçarë dhe të shpërndarë në shumë parti.

Duke dhënë sqarime se pse duhet të jetë unik elektorati i Luginës rreth dr. Xhevat Demirit, ai, thotë se “fati ynë është që kryeministri i Kosovës Haradinaj e përkrah kandidatin nga Malësia e Bujanocit, e duke e mbështet atë, nuk do të mungoj interesimi edhe më i madh për Luginën e Preshevës. Dikur pleqtë tanë thonin se me Tërnocin mbrohet Kumanova dhe Gjilani, kurse tani thuhet ndryshe me Anamoravën mbrohet Lugina e Preshevës. Prandaj, interesi i Gjilanit si komunë është të ketë mbështetjen e kryeministrit, duke e llogaritur atë si nder dhe privilegj, e kjo vjen me mbështetjen e kandidatit për këshilltar dr. Xhevat Demiri, thotë me plot bindje Nexhmedin ef, Saqipi, për “jetapress”, duke kërkuar haptas votën e luginasëve për dr. Xhevat Demirin e AAK-së.