Ballina Lajme Nga Rajoni Efektet e Qeverisë Haradinaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Efektet e Qeverisë Haradinaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës

SHPËRNDAJE

Qëndrimi i para disa ditëve në Gjilan, të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim elektoral të subjektit të tij për kryetar komune, kandidatin potencial Rexhep Kadriu dhe këshilltarin komunal dr. Xhevat Demiri nga Malësia e Bujanocit, solli efektet e para pozitive lidhur me pajisjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës me karta identiteti.

 Kjo nismë e mbarë e kryeministrit Haradinaj, u konfirmua në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se do të gjendet një mënyrë për t’i lehtësuar procedurat për dhënien e lejeve të përkohshme qytetarëve të Luginës së Preshevës.

 Kryeministri Haradinaj e mbajti premtimin ndaj Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, kur tha se së shpejti do të pajisen qytetarët e Kosovës Lindore me dokumente identifikimi, ngase ata nuk mund të trajtohen si kinezët, njofton jetapress.