Ballina Lajme Nga Vendi Konvokohet seanca e radhës e Kuvendit komunal në Bujanoc

Konvokohet seanca e radhës e Kuvendit komunal në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Kuvendi komunal i Bujanocit, ka paraparë, të mërkurën e ardhshme, më 18 tetor, seancën e saj të rregullt, në të cilën do të shqyrtohen dhe aprovohen një varg pikash të rendit të ditës me rëndësi për qytetarët e kësaj komune.

Siç mëson “Jetapress”, z/kryetari i këtij institucioni të lartë legjislativ, Basri Veseli, për seancën e gjashtë të rregullt të parlamentit lokal, ka paraparë 9 pika të rendit të ditës, duke filluar nga rishikimi i buxhetit komunal për vitin 2017, pastaj ndryshimi i vendimit për taksat komunale, raporti I punës së NP “Komunalia” e kështu em radhë.

Në vijim Portali “Jetapress”, për vizitorët e vet e jep të plotë Konvokimin e rendit të ditës, të nënshkruar nga z.kryetari i KK të Bujanocit, Basri Veseli.