Ballina Aktuale Kuvendi komunal i Bujanocit, miraton rebalancin e buxhetit për vitin 2017

Kuvendi komunal i Bujanocit, miraton rebalancin e buxhetit për vitin 2017

SHPËRNDAJE

Punimet e seancës së pestë të rregullt të Kuvendit Komunal të Bujanocit, i udhëhoqi me sukses z/kryetari Basri Veseli, i cili pas miratimit të rendit të ditës, ofroi në votim vendimet me rëndësi për qytetarët e kësaj komune siç është rebalanci i buxhetit dhe NP “Komunalia”.  

 Me aprovimin rebalancit të ri, Komuna e Bujanocit, ka buxhet prej afro 970 milion dinarë, të cilat do të destinohen për financimin e bujqësisë dhe bizneseve tjera lokale.

Këshilltarët komunalë pas një varg diskutimesh të nxehta aprovuan  miratuan rebalancin e buxhetit komunal, por pati edhe të atillë që nuk votuan  në favor të tij.

Këshilltarët që e kundërshtuan miratimin e buxhetit ishin nga radhët e Partisë Demokratike dhe ata të partisë së Vuçiqit, të cilat edhe i braktisën punimet e kuvendit, ashtu sikur në seancat e mëparshme, njofton jetapress.