Ballina Lajme Nga Vendi Ditë të mira për “Komunalinë” e Bujanocit

Ditë të mira për “Komunalinë” e Bujanocit

SHPËRNDAJE

Komuna e Bujanocit, kohëve të fundit, nuk është bërë vetëm qendër e zhvillimeve politike e diplomatike, por edhe një ambient joshës për donacionet vendore dhe ndërkombëtare.

Tashmë është bërë publik lajmi se delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e shëndetësisë, pastaj Ministria e Punës, si dhe Zyra për integrime evropiane, kanë aprovuar kërkesën e Komunës së Bujanocit për blerjen e një kamioni të ri me kapacitet 12 tonelata për grumbullimin e mbeturinave dhe projektin e hapjes së pusit dhe sanimin e gjendjes së përmirësimit të furnizimit me ujë të Lagjes së Strukarëve në Tërnoc.

Këto projekte shumë vitale për qytetarët e Komunës së Bujanocit, shmangin problemet e furnizimit me të pijshëm në Lagjen e Strukarëve, si dhe me sigurimin e një kamion 12 tonësh për grumbullimin e mbeturinave, do të lehtësojnë bartjen e hedhurinave nga vendbanimet e tjera për t’u kyçur në sistemin e organizuar të mbeturinave nga ana e NP “Komunalia”, njofton jetapress.