Ballina Opinione Pushteti i “reperave” preshevarë!

Pushteti i “reperave” preshevarë!

SHPËRNDAJE

Që kur na erdhën masat e dhunshëm në Preshevë, të instaluara nga Beogradi zyrtar, gjendja politike dhe ekonomike në këtë komunë është bërë si thesi i qymyrit, “jashtë i zi e brenda edhe më i zi”!

Ky organ ogurzi për Preshevën dhe preshevarët, të udhëhequr nga Shqipërim Arifi dhe klani i tij mafioz, nuk po kursejnë mjete e metoda, për të ngelur në pushtet me ndihmën e “pobratimëve”, nga Beogradi.

Për të mos ngel vetëm si kryetar i organit të dhunshëm të Beogradit, ky farë Shqipërimi ka thirr në ndihmë reperin preshevar  Arian Agushi, i njohur në botën e muzikës si Gold AG, që në përkthim do të thotë “njeriu prej arit”, por që na del prej arti të zi!

Me ardhjen e Arian Agushit në Preshevë, me një disa çanta e fletore shkollore si donacion, ka joshur kryetarin e komunës Shqipërimin, të merret me reperizëm, një filozofi e re politike më shumë se tallava!

Pushteti i “reperave” preshevarë, duke shfrytëzuar maksimën shumë të njohur si “Sherri i Preshevës, në derë të Stambollit!”, ka filluar të gjejë lidhje jo vetëm në Beograd, por edhe në Tiranë dhe Prishtinë.

Politika e mashtrimit dhe fitimit, është bërë stil i organit të dhunshëm në Preshevë, i cili do të zgjat deri te zgjedhjet e parakohshme, të cilat, gjithsesi do të vijnë një ditë…

Kjo politikë e përzier e një afaristi shqiptaro-gjerman dhe një reperi shqiptaro-turko-arab, dy fetarë mysliman, që mbahen me Mekë e Vatikan, po e çojnë Preshevën në një qorrsokak, nga i cili zor se mund të dalë pa ndonjë revolucion popullor.

Defektet e para të një politike të tillë allashqipërimiane, po duken si në ditë të pazarit. Populli thotë: “Gardhi ka sy e mali ka vesh!”. Nuk mund të shoqërohesh paradite me presidentin shqiptar Ilir Meta, pastaj me Shefqet Krasniqin, Daut Haradinajn e pasdite, madje në orët e vona të natës përmes “Surduliçka vezës”, të takohesh me Vuçiqin, Daçiqin, Stankoviqin etj.

Por, kjo politika reperiane e masave të përkohshme në Preshevë, do të marrë fund me ndihmën e votës, çelësit të ndryshimeve.

Qytetarët e Preshevës, kanë sy sa për t’i parë këto maskarallëqe e marifetllëqe, që sjell organi i masave të  përkohshme të pushtetit të dhunshëm të shqipërimit, i cili duhet të ikë ashtu siç iku para disa muajve, e që e sollën me zor “bimbashët” e Beogradit.

Duke parë vetë qytetarët se kryetari i Preshevës, të goditur nga masat e dhunshme, më shumë rri në Hotel “Enylux”, atu ku “luksi ka një adresë të re”, se sa në zyrën e komunës, aty ku e ka vendin dhe misionin e tij.

Prandaj, qytetarët e Preshevës, në të ardhmen, duhet të kenë kujdes, se kujt do t’ia besojnë votën e besimit, në mënyrë që të lirohen nga politikat e matrapazllëqeve turbo-folk-reperiane e beogradiane. /sherripresheves/