Ballina Aktuale Preshevë: Filluan përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 24 dhjetorit

Preshevë: Filluan përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 24 dhjetorit

SHPËRNDAJE

Sipas mediave lokale dhe rajonale, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 24 dhjetorit.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale për 24 dhjetor në komunat: Preshevë, Monicë, Negotin dhe Peçinici, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale, ndërsa hynë në fuqi në ditën e njoftimit në gazetën zyrtare.

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, zonja Ardita Sinani, ka deklaruar për media se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, ka ardhur si rezultat i presionit të opozitës në Preshevë dhe ndërkombëtarëve, që kanë ushtruar ndaj Qeverisë së Serbisë.

Vlen të ceket se në zgjedhjet e parakohshme në Preshevë, më 24 dhjetor 2017, do të garojnë shtatë subjekte politike shqiptare, subjekte serbe dhe grupe të qytetarëve  dhe se gara mes tyre për kreun e Parlamentit lokal të jetë e pa kompromis.

Partia për Veprim Demokratik, përkatësisht, Kuvendi i kësaj partie, ka marrë vendim, që Ardita Sinanin të jetë kandidate për kryetare të Preshevës nga ky subjekt politik , i cili nga e hëna e 13 nëntorit do ta hap fushatën e saj elektorale, njofton jetapress.