Ballina Aktuale PRESIDENTI I DIJANETIT DR.ALI ERBASH, PRITI PËR NJË VIZITË REIS-L-ULEMANË E ...

PRESIDENTI I DIJANETIT DR.ALI ERBASH, PRITI PËR NJË VIZITË REIS-L-ULEMANË E RIJASETIT TËBASHKËSISË ISLAME TË SERBISË

SHPËRNDAJE

Presidenti i Dijanetit për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë dr. Ali Erbash ne Ankara, e priti për një vizitë me karakter pune Reisin e Bashkësisë Islame të Serbise dr. Sead ef. Nasufoviq.

Reis Efendia edhe një herë ka përgëzuar mikpritësin e tij për zgjedhjen si President i Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë, duke theksuar se detyra që Presidenti i ri i Dijanetit ka para tij është më i rëndësishmi dhe më i vështirë në mesin e udhëheqësve fetarë në mbarë botën.
Duke shprehur kënaqësi me këtë vizitë, Presidenti Dijaneti theksoi se Turqia ka lidhje të forta shpirtërore me Ballkanin dhe ka ndarë vlera të përbashkëta.

Dr. Erbash ka shprehur shpresën se përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve, në të ardhmen këto vlera të përbashkëta do të ruhen e begatohen, njofton jetapress.