Ballina Aktuale Zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

Zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

SHPËRNDAJE

Rezultatet preliminare nxjerrin fitimtare APN e Shqiprim Arifit

 

Zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura, më 24 dhjetor në Preshevë, në përgjithësi kaluan të qeta, me ndonjë parregullsi aty-këtu, duke prishur një vendvotim dhe kontestuar disa të tjera.

Sipas Komisionit zgjedhor komunal në Preshevë, kanë votuar 19 mijë votues, rreth 50 për qind e elektoratit nga 38.860 votues sa ishin në regjistrat e votuesve.

Në bazë të rezultateve preliminare Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, ka siguruar 5994 vota, pastaj në radhë vijnë  PDSH e Ragmi Mustafës me 4445 vota, PVD e Riza Halimit 2003 vota, LR PDSH e Sami Salihut 1320 vota, Lista Serbe 438 vota, ndërsa shumë më pak vota kanë arritur të grumbullojnë PDSH e Naser Azirit, BDL  e Skender Destanit dhe e fundit PD e Nagip Arifit, që kishte për kandidat për kryetar Xhelal Mehmetin. Këto katër parti të fundit, vështirë është të kalojnë pragun zgjedhor për të fituar ndonjë ulëse në Parlamentin e ri lokal të Preshevës, njofton jetapress.