Ballina Publicitet KRYEMINISTRI HARADINAJ TAKON NË ZVICËR EDHE HUMANITARËT NGA LUGINA, SIÇ ËSHTË ZONJA...

KRYEMINISTRI HARADINAJ TAKON NË ZVICËR EDHE HUMANITARËT NGA LUGINA, SIÇ ËSHTË ZONJA FARUSHE ALIU

SHPËRNDAJE

Në prag të ndërrimit të motmotit, siç bënë të dikur faqja zyrtare e zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare, të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOËER Sektori Privat, në partneritet me SIDA.

Kryeministri Haradinaj, gjatë këtij takimi tha se gjaku, gjuha dhe flamuri na ka mbajtur shqiptarë ndër shekuj dhe tani duhet t’ia shtojmë edhe një shtyllë shumë të fortë, ekonominë.

Haradinaj, pas përfundimit të këtij Forumi Ekonomik, pati rastin të takohet edhe me bashkatdhetarë nga Lugina e Preshevës, siç është zonja Farushe, e cila pasi e përshëndeti kryeministrin kërkoj nga ai, që mos ta harroj Luginën e Preshevës dhe mërgimtarët nga ky rajon, të cilat në të gjitha proceset për pavarësinë e Kosovës, kanë qenë një dorë e zgjatur humanitare dhe patriotike.

Vlen të ceket se zonja Farush Aliu është një emër e njohur në fushën e bamirësisë, duke ofruar ndihma për të sëmurët, të pastrehët, skamnorët, si dhe ka përkrahur me ndihma humanitare studentët dhe veprimtaritë kulturore siç është Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” dhe revistën e saj.

Zonja Farushe, gjithashtu, një kohë të gjatë ka punuar si punëtore në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, dike lënë përshtypje të mirë jo vetëm te kolektivi i kësaj shkolle, por edhe te nxënësit dhe adhuruesit e tjerë të arsimit në përgjithësi.

Zonja Farushe, vazhdon edhe më tej të reflektoj humanitet dhe mirësi nga Zvicra, ku punon dhe vepron qe disa vjet, duke mos u lodhur kurrë së ofruari ndihma për bashkëkombësit e vetë, njofton jetapress.