Ballina Aktuale Mirënjohjet pas vdekjes (post mortum) për Jonuz Musliun

Mirënjohjet pas vdekjes (post mortum) për Jonuz Musliun

SHPËRNDAJE

Të enjten e 25 janarit, Komuna e Bujanocit, nderon me Mirënjohje, pas vdekjes (post mortum), ish kryetarin e Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu.

Ceremoniali i ndarjes së Mirënjohjes, u zhvillua në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit e ku ishin të pranishëm pjesëtarët e familjes Musliu, nga Konçuli i Bujanocit.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryeshefi i administratës lokale, Fadil Haliti dhe shefi i grupit të këshilltarëve komunal nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, dr. Adnan Salihu, ia dorëzuan Mirënjohjen familjarëve Musliu.

Mirënjohja kishte këtë përmbajtje:Komuna e Bujanocit, ndan post mortum Mirënjohje për z. Jonuz Musliu, për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Komunën e Bujanocit.

Mirënjohje të ngjashme ka ndarë edhe Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri,  “për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”.

Vlen të ceket se liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut, në mars të vitit 2011, presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song, i ndau titullin “Ambasador i paqes”, për kontributin e dhënë në rrugën e përbashkët të integrimeve mbarë shqiptare në proceset evropiane dhe euro-atlantike, njofton jetapress.
.