Ballina Aktuale NË KRYE TË KUVENDIT KOMUNAL TË BUJANOCIT DR. ADNAN SALIHU

NË KRYE TË KUVENDIT KOMUNAL TË BUJANOCIT DR. ADNAN SALIHU

SHPËRNDAJE

Të premten e 23 shkurtit, në seancën  e parë, të këtij viti, këshilltarët komunalë të Bujanocit, zgjodhën për kryetar dr. Adnan Salihun, nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të cilin Kuvend, për disa mandate rresht e udhëhiqte, i ndjeri Jonuz Musliu.

”Do të angazhohem që kjo foltore dhe ky Kuvend të shërbej në të mirë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit dhe se do të bashkëpunoj me secilin këshilltar të kuvendit qofshin ata pozitë, apo opozitë në mënyrë që ky pushtet të jetë sa më i afërt dhe i hapur me qytetarët e kësaj komune”, tha mes tjerash dr. Adnan Salihu, në fjalimin e tij.

Vlen të ceket se nga 31 këshilltarë sa ishin të pranishëm në Kuvend, 25 votuan doktor Adnanin për kryetar, kurse 6 ishin kundër, ndërsa Kuvendi numëron gjithsej 41 këshilltarë./jetapress/.