Ballina Aktuale MYFTIU SAQIPI, NË CEREMONINË E DITËS SË SHTETËSISË TË KUVAJTIT NË BEOGRAD

MYFTIU SAQIPI, NË CEREMONINË E DITËS SË SHTETËSISË TË KUVAJTIT NË BEOGRAD

SHPËRNDAJE

Me rastin e ditës së shtetësisë së Kuvajtit, në Ambasadën e këtij shteti, të akredituar në Beograd, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga kreu i lartë i BIPBM-së, të prirë nga Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Në këtë ceremoni të lartë festive përveç personelit të Ambasadës së Kuvajtit, merrnin pjesë kreu diplomatik e shtetëror i Serbisë, qeveritar të ndryshëm e ambasadorë të shumtë të shteteve të ndryshme të akredituara në Beograd, si dhe kryetari dhe sekretari i BIPBM-së Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Refik Memeti

“ Sipas myftiut, të gjitha këto përpjekje e vizita, rajonale dhe me karakter ndërkombetarë, qëllimi i vetëm është për ti  bindur faktorin rajonal ndërkombëtarë që Lugina, mos të harrohet,  dhe të ndihmohet e të vizitohet me qëllim për të investuar si vend specifik dhe më i rrezikuar në Ballkan”. Gjithashtu,  Jetapress, mëson se për çdo vjet BIPBM, merr ftesë zyrtare për tu bashkuar në shënimin solemn të ditës së shtetësisë së shtetit të Kuvajtit, në Ambasadën e akredituar në Beograd./jetapress/